

Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Mësohet se ai, gjatë natës së tragjedisë kishte transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm.
Sipas medias “Metropola”, Ile Gocevski ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.
Zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës 3 të mëngjesit, përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan. Nga zjarri u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd