Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 21:10

Studentja shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra nga ish i dashuri i saj filipinas në Itali u godit tre herë me thikë në qafë dhe vdiq nga shoku hemorragjik.

Këto të dhënë janë bërë publike nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit Sapienza me urdhër të prokurorisë së Romës.

Autopsia nuk mund të përcaktojë ditën dhe orën e vdekjes, pasi do të nevojiten analiza të mëtejshme, rezultatet e të cilave do të dalin në javët në vijim.

22-vjeçarja shqiptare u vra nga ish-i dashuri i saj Mark Antony Samson, 23 vjeç, student në universitetin “La Sapienza”, me familje me origjinë nga Filipinet, por i lindur në Itali i cili ka refuzuar ti përgjigjet disa pyetjeve kyçe të prokurorëve lidhur me këtë ngjarje.

Sipas mediave, vrasësi pasi e ka masakruar Ilarian, e fshehu trupin në një valixhe, e cila ishte shumë e vogël për të mbajtur trupin e saj të tërë, dhe më pas e transportoi 40 km larg, duke hedhur thikën në një kazan plehrash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit