Magazinë
Transmetuar më 29-03-2025, 13:39

Shkodër, 29 mars 2025 – Policia ka sekuestruar dy armë zjarri të tipit pushkë dhe municion luftarak gjatë një kontrolli në një banesë në fshatin Dajç, e cila ishte në përdorim nga një i arrestuar për vepra penale të mëparshme.

Hetimet zbuluan se armët i përkisnin M. T., i arrestuar më 26 mars 2025 së bashku me D. S. për prodhim dhe shitje narkotikësh, vjedhje dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Banesa ku u gjetën armët është në pronësi të shtetasit G. V., i cili aktualisht ndodhet në Itali.

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa M. T. po hetohet për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit