Magazinë
Transmetuar më 24-03-2025, 21:00

Berat – 37-vjeçari godet me thikë një 85-vjeçar në lokal, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në lagjen Çelepias të qytetit të Beratit, ku një konflikt në ambientet e një lokali ka përfunduar me plagosje.

Sipas burimeve paraprake, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin T. B., 85 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

I moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar pas ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes, raporton noa.al.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit