Magazinë
Transmetuar më 27-03-2025, 10:20

SHBA- Një studente turke e Universitetit Tufts është vënë në pranga të mërkurën e 26 marsit nga autoritetet federale në Masaçusets. Një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha se studentja turke, Rumeysa Ozturk u arrestua pasi ajo është angazhuar në aktivitete në mbështetje të Hamasit.

Një zëdhënës i DHS tha se studentja e arrestuar po mbahet në një qendër paraburgimi të Emigracionit dhe Doganave në SHBA në qendër të Luizianës. Presidenti i Universitetit Tufts, Sunil Kumar tha se Ozturk u arrestua jashtë kampusit në Somerville. Shkolla bëri të ditur se Ozturk u arrestua teksa ishte duke shkuar për në një darkë iftari të Ramazanit.

Prokurori i Përgjithshëm i Massachusetts, Andrea Campbell tha në një deklaratë se pamjet e arrestimit të studentes ishin "shqetësuese". Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare nuk ka paraqitur asnjë provë se si Ozturk dyshohet se ka mbështetur Hamasin. Ozturk është një nga katër studentët e listuar si autorë të një shkrimi nga marsi 2024 në gazetën studentore Tufts Daily.

Ajo i kërkoi Tufts të miratojë rezoluta nga qeveria studentore për të pranuar gjenocidin palestinez dhe të largohet nga kompanitë me lidhje direkte ose indirekte me Izraelin. Por duhet theksuar se në artikull nuk përmendet Hamasi. Avokatja e saj, Mahsa Khanbabai tha se nuk janë në dijeni për vendndodhjen e saj dhe nuk kanë qenë në gjendje ta kontaktojmë atë. Avokatja shtoi se asnjë akuzë nuk është ngritur kundër Rumeysa-s.

Ozturk ishte duke ecur në trotuar kur agjentët e maskuar e morën në paraburgim dhe e futën në një automjet. Fqinjët pretendojnë se agjentët kanë vëzhguar zonën. Kanë qenë kamera e sigurisë të Mike Mathis që kapi arrestimin, duke thënë se një nga furgonat kishte qenë në rrugë që nga mëngjesi i hershëm të së martës. Siç shihet nga pamjet e publikuara ajo duket e shokuar që ndalohet nga autoritetet dhe nuk pranon të shoqërohet. Në atë moment ajo rrethohet nga disa persona duke bërë të mundur shoqërimin e saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit