Magazinë
Transmetuar më 22-03-2025, 13:06

Para Gjykatës së Tiranës dolën sot tre të arrestuarit pas aksidentit tragjik të 19 marsit ku humbën jetën katër të rinj: Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi dhe kushëririn e tij që e ndihmoi të fshihej ndërsa dha detyrim paraqitje për menaxherin e firmës ‘Hel-Jon’, Danjel Koxha.

“Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova”

I riu ka plagë djegieje në fytyrë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit