Magazinë
Transmetuar më 18-03-2025, 08:57

Era e ndryshimeve po fryn te Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës po zhvillon një sezon shumë të luhatshëm, i cili kulmoi me eliminimin nga Champions League. Për këtë arsye, klubi mund të hapë portofolin për ta forcuar ekipin në prag të sezonit të ardhshëm, me synimin për t’u rikthyer në majat e kampionatit anglez dhe Champions League, pas një viti me rezultate vetëm pjesërisht të kënaqshme.

Një nga emrat që mund të ndezë merkaton e “qytetarëve” dhe që ndodhet në listën e dëshirave të Pep Guardiolës është Eduardo Camavinga. Mesfushori francez pëlqehet shumë nga klubi anglez, ndërsa Real Madridi, sipas “Football Insider”, ka vendosur çmimin e tij. “Citizens” do të duhet të paguajnë të paktën 70 milionë euro për ta transferuar lojtarin në fjalë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit