Magazinë
Transmetuar më 18-03-2025, 08:13

Ai ishte njeriu më i shumëpritur në "Le Classique", të luajtur të dielën dhe humbur nga Marseille i tij me rezultatin 3-1. Adrien Rabiot u rikthye si ish-lojtar në “Parc des Princes” dhe, natyrisht, nuk u prit mirë nga tifozët e PSG-së, të cilët e fyen verbalisht dhe shfaqën pankarta të dënueshme, ku u përfshi edhe nëna e tij, njëkohësisht agjentja e tij, Veronique.

Spikeri i stadiumit e ftoi disa herë publikun të mos këndonte kore kundër mesfushorit dhe të hiqte pankartat e vendosura në sektorin më të zjarrtë të tifozerisë pariziene, me përmbajtje qartësisht fyese: "Besnikëria është për burrat, tradhtia për kur*at. E tillë nëna, i tillë djali".

Ish-lojtari i Juventusit reagoi dje ndaj këtij episodi dhe sulmoi ashpër Nasser Al-Khelaïfi, të cilin e konsideron fajtor për lejimin e ekspozimit të këtyre pankartave në stadium. "Fyerja e një nëne dhe e një babai të ndjerë… Gjithçka e ka një çmim, një ditë…, – ka shkruar mesfushori në mesazhin e publikuar në Instagram. – Nasser, mund të kesh gjithë paratë e botës, madje edhe më shumë, por klasi nuk blihet".

Nuk ka vonuar mbështetja e kryetarit të bashkisë së Marseille për të: "Sulmet e drejtpërdrejta ndaj Adrien Rabiot dhe familjes së tij janë të patolerueshme. Mbështetja ime është e plotë për lojtarin dhe nënën e tij. Kjo lloj sjelljeje është e papranueshme. Futbolli duhet të na bashkojë gjithmonë. Kërkoj reagim të qartë nga Ligue 1 dhe PSG".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit