Magazinë
Transmetuar më 18-03-2025, 08:12

Marcus Thuram do të mungojë në dy ndeshjet e “Nations League” mes Francës dhe Kroacisë më 20 dhe 23 mars. I përfshirë në listën e 24 të grumbulluarve të "gjelave", sulmuesi zikaltër u paraqit të hënën pasdite në “Clairefontaine”, ku u ekzaminua nga doktori Franck Le Gall para se t’iu nënshtrohej testeve të hollësishme mjekësore.

Kontrollet konfirmuan problemin e njohur në kyçin e majtë të këmbës, i cili prej disa javësh po ndikon edhe në performancën e tij me fanellën e Interit. Në komunikatën e Federatës Franceze të Futbollit thuhet se lojtari "vuan nga dhimbje të përsëritura në kyçin e këmbës", shqetësim që e ka shtyrë trajnerin Didier Deschamps ta kthejë në shtëpi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit