Magazinë
Transmetuar më 16-03-2025, 11:03

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë me 51 viktima të dhe 118 të plagosur në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare shpreh ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë, si edhe gatishmërinë për ndihmë ndaj shtetit fqinj.

"Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme", shkruan Rama.

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Pulse” në të cilin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një koncert të një grupi të famshëm vendas.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit