Magazinë
Transmetuar më 16-03-2025, 14:05

I kërkuar për krime të rënda, ekstradohet nga Holanda 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar nga Lushnja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale, është ekstraduar nga Holanda në Shqipëri. Operacioni u realizua pas bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tirana dhe Interpol Haga.

Kristi Bixheku, ishte në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për disa akuza të rënda, përfshirë:

“Shkatërrim i pronës me eksploziv”

“Sigurimi i kushteve materiale për të kryer vrasje”

“Grup i strukturuar kriminal”

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”

Sipas hetimeve, Kristi Bixheku, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka siguruar lëndë shpërthyese të vendosur në shtëpinë e një shtetasi në Lushnjë më 31 dhjetor 2022.

Pas arrestimit në Holandë, ai u ekstradua në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit