Magazinë
Transmetuar më 16-03-2025, 15:33

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën. Bëhet e ditur se Gentian Kamberi, 47 vjeç, nga Tirana, drejtonte mjetin taxi kur është përplasur me mjetin që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj. Ndërkohë policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit