Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 11:03

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur para mikrofonëve të DAZN pas sfidës në transfertë ndaj Atalantës, e fituar 2-0 dhe vlefshme për javën e 29-të të Serie A.

Përse e nisët ndeshjen kaq lart ndaj Atalantës që nga minuta e parë dhe si e vlerësoni Lautaro e Thuram që luajtën në drejtim të portës?

Jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Kemi ardhur në Bergamo me personalitet. Mund ta kishim përmbyllur më herët ndeshjen, goditëm shtyllën dhe shënuam golin, të cilin e anuloi gjyqtari, i cili ndoshta ishte i rregullt. Atalanta është një ekip i madh, por i kemi lejuar shumë pak hapësira. I falenderoj djemtë për atë që treguan. Kishim shumë mungesa, por me këtë shpirt gare mund të bëjmë gjëra të rëndësishme.

Interi i ka trembur të gjithë, përfshirë Atalantën…

Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer, këto javë është folur shumë për të kundërtën. Ishim në fund të një cikli të gjatë ndeshjesh, por jam shumë i kënaqur, lojtarëve nuk mund t’iu kërkoj më shumë.

Fitorja e tetë kundër Atalantës, çfarë është e para që përgatit kundër saj?

Me Atalantën kërkohen shpejtësi, vendosmëri dhe agresivitet, pastaj çdo ndeshje është ndryshe. Kësaj here ishte një ndeshje me ritme të mira, mes dy ekipeve që luajtën ballë për ballë dhe që meritojnë të jenë në krye të kampionatit.

Sikurse duket, po doni të fitoni gjithçka…

Duam të luajmë sa më shumë ndeshje të mundshme. Po dëgjoj shumë debate dhe flitet shumë për faktin që Interi nuk mund të fitojë asgjë, por ky është sporti. Jemi të lumtur që luajmë shumë ndeshje, tani do të ketë një pushim dhe pastaj do të rikthehemi. Nuk mund të kthehemi pas, ndaj Atalantës fituam me meritë, do të vazhdojmë në këtë drejtim.

A ka diçka që ju shqetëson?

Asgjë, unë dëgjoj gjithçka, si edhe klubi. E dimë që ky është sporti dhe përpiqemi të luajmë sa më shumë ndeshje të mundshme.

Si është Dumfries?

Ka pasur një dhembje, do të vlerësohet. Duket se nuk është diçka e rëndë, madje ai nuk donte të bëhej zëvendësimi, por unë e kisha vendosur.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit