Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 09:02

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjeve, teksa në një video të publikuar në TikTok.

Ai tregon se në ditë fle gjashtë orë, ndërsa ushqimi i preferuar mbeten zarzavatet.

Ngjyrën e preferuar veçoi blunë, për të cilën tha se i shfaqet në momentin që mbyll sytë.

-Përshëndetje doktor si jeni?

Sali Berisha: Mirë faleminderit, shumë mirë.

-Duam të ju bëjmë disa pyetje, a pranoni?

Sali Berisha: Me kënaqësi.

-Sa orë flini në ditë?

Sali Berisha: Gjashtë.

-Sa orë punoni në ditë?

Sali Berisha: Në tërësi punoj.

-Cili është ushqimi i preferuar këto kohë?

Sali Berisha: Në tërësi ushqimi dominohet nga zarzavatet.

-Cili është libri i preferuar?

Sali Berisha: Kam disa, lexoj poezi, prozë.

-Cila është ngjyra e preferuar?

Sali Berisha: Të mbyll sytë… bluja.

-Mendoni se do të fitojmë?

Sali Berisha: Unë mendoj siç mendojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të sigurt në fitore

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit