Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 09:30

Shkup- Paraditen e sotme po zhvillohen seancat për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve në rastin e zjarrit në diskotekën e Koçanit në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi është bërë nga Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut. Për rastin deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa për 11 Prokuroria ka nisur procedurën hetimore.

Për 8 prej tyre tashmë është bërë propozim për ndalim afatshkurtër, ndërsa 3 të tjerët janë ende të shtruar në shtruar në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në zjarri në diskotekë kanë humbur jetën 59 të rinj, ndërsa mbi 140 persona janë në përkujdesje mjekësore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit