

Babai kërkon vajzën e dytë pas tragjedisë në Koçan: "Njërën e gjeta, tjetra është e zhdukur"
Koçan, Maqedonia e Veriut – Një babai i dëshpëruar vazhdon kërkimet për vajzën e tij të zhdukur pas zjarrit tragjik në diskotekën "Puls".
Boban Tasev, i cili kishte dy vajza në koncertin fatal, ka arritur të gjejë njërën prej tyre, e cila ndodhet në spital, por ende nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës së dytë.
"Erdhëm këtu për ta kërkuar, nuk është në Koçan. Do ta kërkojmë në Shkup," – ka deklaruar ai për MIA, ndërsa shpreson të marrë një lajm për të bijën e zhdukur.
Familjet në ankth për të dashurit e tyre
Shumë familjarë po përballen me momente të rënda pasigurie, ndërsa identifikimi i viktimave dhe të plagosurve ende po vazhdon në spitalet e Shkupit, Koçanit dhe Shtipit.
Disa prej viktimave nuk kishin dokumente me vete, gjë që po e vështirëson procesin e identifikimit.
Autoritetet po bëjnë përpjekje maksimale për të informuar familjarët sa më shpejt mbi fatin e të afërmve të tyre.
Lajmi po përditësohet…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd