

Futbolli shqiptar ka vendosur një rekord të ri për shumën e përfituar nga shitja e lojtarëve gjatë vitit 2024. Klubet kanë arkëtuar 3 milionë e 900 mijë dollarë nga transferimet në dalje. Kjo shifër është gati 400 mijë dollarë më e lartë se e vitit 2023.
Në hyrje, skuadrat shqiptare janë përpjekur të afrojnë lojtarë me parametër zero ose me çmime të ulëta. Në raportin e FIFA-s përmenden vetëm 184 mijë dollarë të shpenzuara për përforcime. Në total janë 138 futbollistët e larguar dhe 220 të afruar. Në rang botëror shifra që është shpenzuar është 8 miliardë e 590 milionë dollarë, më e ulët se viti 2023.
Rekord është numri transferimeve mes futbollistëve profesionistë, 22779.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd