Magazinë
Transmetuar më 31-01-2025, 20:38

Gjykata e Apelit të Romës nuk e ka miratuar ndalimin e 43 shtetasve të huaj në qendrat e ndërtuara nga Italia në Shqipëri.

Gjyqtarët italianë vendosën ta referojnë çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Efekti i këtij vendimi është se azilkërkuesit do të dërgohen në Itali dhe do të lirohen.

Prandaj, gjyqtarët pezulluan ndalimin e 43 emigrantëve Bangladeshas dhe Egjiptianë të dërguar në qendrën në Gjadër në Shqipëri.

Gjithçka i është lënë vendimit të radhës të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta. Azilkërkuesit do të transferohen nesër në Itali.

Nga sa kuptohet, kjo gjë duhet të ndodhë në orët e vona të mëngjesit, ndoshta në bordin e një anijeje të Rojës Bregdetare.

Me pezullimin e vendimit të gjyqtarëve, në përfundim të afateve për vlefshmërinë e ndalimeve, emigrantët e ardhur nga Bangladeshi dhe Egjipti do të mund të kthehen në Itali. Një vendim në përputhje me ato të miratuara tashmë nga 18 tetori e në vazhdim, kur gjyqtarët e seksionit të specializuar për çështjet e emigracionit të gjykatës së Romës nuk kishin miratuar ndalimet, të lëshuara nga selia e policisë së Romës, për emigrantët e parë që ishin transferuar në Gjadër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit