
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Edhe mediat e tjera greke i kanë bërë jehonë lajmit të marrëveshjes ‘sekrete’ mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ndonëse kjo marrëveshje është shoqëruar me mungesë transparence nga pala shqiptare, lajmi u bë me dije dy ditë para se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të vizitojë Tiranën të enjten për të marrë pjesë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Nga qeveria shqiptare nuk ka ende ndonjë axhendë apo njoftim zyrtar për një takim të mundshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut grek. Madje, ishin po mediat greke ata të cilat njoftuan se Mitsotakis me 5 ministra do të udhëtojë drejt Shqipërisë.
Ndonëse mediat nga shteti fqinj nuk kanë nxjerrë më shumë detaje nga kjo marrëveshje, vendimi i qeverisë shqiptare për ta mbajtur diskrete atë ngre disa shqetësime.
Duke iu referuar artikullit të Kathimerinit, mediat e tjera greke kanë përmbledhur thukët pikat e dakordësuara të marrëveshjes.
Sipas tyre, ajo parashikon:
1. Vetëpërcaktim më të lehtë për Minoritetin Grek: Nuk kërkohet më dorëzimi i dokumenteve të gjendjes civile për të provuar përkatësinë në pakicë. Vetëpërcaktimi duhet të pranohet brenda 30 ditësh dhe hiqen procedurat komplekse të verifikimit nga autoritetet shqiptare.
2. Gjuha dhe përfaqësimi: Për herë të parë, përveç kriterit të 20% të popullsisë për përdorimin e gjuhës, pranohet edhe ekzistenca e historisë tradicionale të pakicës në një zonë si bazë për këtë të drejtë.
3. Monitorimi ndërkombëtar dhe grek: Implementimi i dispozitave do të monitorohet nga OSBE-ja, Komisioni Evropian dhe Ambasada Greke në Tiranë.
Ndërkohë çështje të tjera dypalëshe për të cilat qeveritë kanë rënë dakord janë dhe:
• Bashkëpunim për varrezat ushtarake greke në Shqipëri.
• Përpjekje për zgjidhjen e kufijve detarë dhe të pronave të Minoritetit Grek.
• Zbatimi i marrëveshjes për votimin me postë për Minoritetin Grek që jeton jashtë.
Marrëdhënia e Ramës me Mitsotakisin, ka kaluar në disa spirale këto vitet e fundit.
Pas çështjes “Beleri”, që u kthye në një zanafillë përplasjeje mes Athinës e Tiranës, për Ramën mungoi një ftesë nga kryeministri grek në një darkë që ai organizoi në Selanik me liderët e Ballkanit.
Në 12 maj të vitit të shkuar, kur kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Athinë me emigrantët, në një fjalim me shpotitje ai pati edhe një mesazh për homologun e tij grek ku zgjodhi t’i dërgonte ‘të fala’ me një vjershë në greqisht të Fan Nolit.
“Dëshira e vërtetë e shqiptarëve: duam me të gjithë fqinj sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, me rend dhe paqe, le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi. Mjaftojnë tiranitë që kemi kaluar, është koha e miqësisë dhe lirisë.”
Ndërsa e enjtja është vetëm disa orë larg, mbetet për t’u parë nëse do ketë një takim mes dy kryeministrave.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd