Magazinë
Transmetuar më 28-01-2025, 07:50

"Të dashur bardhezinj, nuk di as nga t’ia nis. E dija që ky moment do të vinte një ditë, por nuk je kurrë gati për lamtumirat. Kanë kaluar pesë vite e gjysmë, por për mua duket sikur ka qenë një jetë e tërë". Kështu nis letra e gjatë e Danilos drejtuar Juventusit, e publikuar në Instagram nga futbollisti brazilian, teksa njofton prishjen e kontratës me bardhezinjtë.

Mbrojtësi brazilian ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien me klubin e Serie A, edhe pse kontrata e tij do të përfundonte më 30 qershor, dhe po kthehet më shpejt në vendlindje, ku Flamengo është gati ta mirëpresë. Një zgjedhje e vështirë, të cilën Danilo e ka përshkruar në një letër tepër prekëse.

"Është gjithmonë e vështirë të ndahesh nga një dashuri dhe nga një vend që më ka dhënë kaq shumë, nga një fanellë që më ka bërë të ndiej emocione të mëdha, nga një klub që më kanë bërë të rizbuloj vlerat, të cilat më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës sime dhe që i kam mësuar nga prindërit e mi.

Kam mësuar nga shokët e mi si t’i mbroja këto vlera me mish e shpirt, mësime që ua kam kaluar edhe fëmijëve të mi, të cilët e kanë bërë Torinon shtëpinë e tyre. Tani nuk mund të jem më pjesë e këtij klubi, por ajo që më bën krenar është fakti që kurrë nuk kam ndryshuar qëndrimin ndaj Juventusit.

Iu kërkoj falje tifozëve për rastet kur i kam zhgënjyer, asnjëherë për mungesë përkushtimi apo pune, dhe i falënderoj me gjithë zemër për mënyrën se si më kanë pritur dhe lidhjen që kemi krijuar. Emocionohesha vërtet shumë kur këndonit himnin në stadium".

Danilo përfundon kështu një eksperiencë plot suksese, me 213 ndeshje dhe 9 gola të shënuar, përveç një titulli kampion, dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë Italiane me Juventusin. Tani e pret dashuria e familjes, që e ka shtyrë të kthehet në Brazil, dhe një eksperiencë e re, pas muajve të vështirë nën drejtimin e Thiago Motta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit