

Tre persona mbetën të plagosur pak minuta më parë në një aksident automobilistik që ndodhi në zonën e Fushë Krujës, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20, në fshatin Derven, Fushë-Krujë, kur automjeti me drejtuese shtetasen M. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P, dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me automjetin e shtetasit N.P.
Që të tre të plagosurit u dërguan dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd