Transmetuar më 23-01-2025, 16:39

Rozana dhe Livia kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Dy banoret kanë qëndruar shumë bashkë, madje ndajnë edhe të njëjtin krevat.

Por dita e tyre nuk ka nisur edhe aq mirë, pasi kanë patur debatin e parë bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

E gjitha ka nisur si pasojë e prishjes së lojës së buxhetit nga ana e Gjestit dhe Rozanës, e si pasojë Danja si lidere i ka dënuar duke mos iu dhënë cigare.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila gjatë debatit me Livian u shpreh ‘se çdo javë do të prish lojën e buxhetit’.

Nga ana tjetër, Livia i drejtohet duke i thënë se mund t’a bëjë, por sërish do ngelë pa cigare.

Pjesë nga debati:

Rozana: Ju do dilni një nga një të maxhorancës

Livia: Ke për t’a parë

Rozana: Ja t’a shohim, ju buxhet nuk merrni më

Livia: Mirë s’ka gjë, gjithashtu as ju

Rozana: Patjetër

Livia: Sepse kjo është logjika. Ti bie me fjalët e tua. Ti thua nuk keni buxhet dhe as ti, sidomos ti

Rozana: Kurrë më nuk keni për të marrë buxhet, sa të jem unë në shtëpi jo. Kur të iki unë nga shtëpia do të merrni buxhet. Më nxirrni mua në nominim, të votojë publiku të dal jashtë, pastaj merrni buxhet

Livia: S’ka as cigare

Rozana: Ti do me jetuar në komunitet, ti kujton se ke ardhur me pushime këtu, nuk ka pushime

Livia: Ama kam të drejtë, jam njeri. Padrejtësitë do t’i dënoj, Livia është një njeri i drejtë

Rozana: Je e fuqishme ti? Je e fuqishme të bësh lojën?

Livia: Loja për mua ka rregulla, ka drejtësi. Jam një vajzë që jetoj në  komunitet dhe kam fjalën time

Rozana: S’ka drejtësi, rregulla loja. Ti ke ardhur këtu për të jetuar vetëm, po jetove në komunitet e hëngre. Ti ke buxhetin vetjak këtu, unë ha çfarë të dua

Livia: Nuk mund të vij me lekët e mia këtu. Livia padrejtësitë i dënon, ke qejf, nuk ke qejf, hidhu përpjetë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit