Transmetuar më 19-01-2025, 22:28

IRAN- Një gjykatë iraniane ka vendosur dënimin me vdekje të shkallës së dytë për reperin iranian Amir Tataloo pasi e shpalli atë fajtor për "blasfemi". Gjykata e Lartë pranoi ankesën e prokurorit kundër dënimit të mëparshëm prej pesë vitesh burgim dhe këtë herë i pandehuri u dënua me vdekje për blasfemi ndaj profetit Muhamed.

Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, një nga pionierët e repit iranian, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000, ai u vendos në Stamboll pasi autoritetet iraniane i mohuan lejen për të ushtruar profesionin e muzikantit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit