
23:17 | Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
- 23:10 | Dëshmitarët e Jehovait në gjyq me shtetin, kërkojnë të njihen si komunitet fetar në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim
- 22:38 | Luani, që për pak i mori jetën burrit, ndodhet në Zharrëz të Fierit. Policia do largojë kafshën nga banesa
- 22:29 | ‘Të ndihmojmë ne ta legalizosh’, inspektorët e IMT-së i kërkojnë 4 milionë lekë qytetarit!
- 22:10 | ‘Filloi me fyerje që nuk thuhen në sy të një gruaje!’ Sherri fizik me Demaliaj, reagon Kujtim Gjuzi
- 22:01 | Vandalizohet statuja simbol e qytetit bregdetar. ‘Peshkatarit’ të Durrësit i këpusin krahët!
- 21:58 | ‘Iku e gëzuar atë mëngjes’! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares
- 21:17 | Italia/ Grevë 48 orëshe në të gjithë vendin, frikë për trazira dhe kaos
- 21:14 | Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë
- 20:54 | Shkon rëndë në spital, ndërron jetë 60-vjeçari
Horoskopi ditor nga Paolo Fox – E mërkurë, 9 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller – E mërkurë, 9 prill 2025
- Horoskopi i plotë ditor nga Branko – E mërkurë, 9 prill 2025
- Përsëritet tragjedia e Koçanit, shkon në 44 numri i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës
- E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- Datat 15 dhe 16 Maj shpallen ditë pushimi për disa institucione në Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë
- Përleshje mes Ilir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit në Tiranë. Video
- “Shofer ishte Talo Çela”/ Zbulohet dëshmia e Nuredin Dumanit që zbardhi masakrën e Bradasheshit, Çopjat donin t’ia hidhnin fajin Suel Çelës
- Gazsjellësi TAP, mundësia e humbur e Shqipërisë
- Zbardhen detaje nga ngjarja në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së Novrus Cenaliajt
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm

Investimet shqiptare jashtë vendit kanë marrë hov në tre vitet e fundit. Kjo tendencë e cila ka nisur që prej vitit 2008, është tashmë një realitet i cili po njeh jo vetëm rritje në aspektin financiar të investimit, por dhe në atë gjeografik dhe territorial të ekspansionit të biznesit vendas, jashtë Shqipërisë.
Rritja e kapitalit dhe diversifikimi i portofolit janë shtysat për territore të reja investimesh, të cilat prekin jo vetëm vendet e rajonit si Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, por edhe më gjerë vendet e Evropës, si Austri, Zvicër, e më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo kërkesë investimesh mbështetet në mënyrë të vazhdueshme me likuiditete nga sistemi financiar dhe bankar, me qëllim për ta bërë të gjithë procesin sa më të qëndrueshëm dhe të sigurt për bizneset.
Në këtë sukses të prekshëm të biznesve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, që provon njëkohësisht dhe stabilitetin vendas, po kontribuon tashmë prej kohësh Banka OTP Albania si katalizator dhe lojtar kyç në mbështetjen e sipërmarrjes lokale brenda dhe jashtë vendit.
Me një fokus të veçantë tek cilësia e shërbimit dhe instrumentet financiare efektive të dedikuara për nxitjen e zhvillimit dhe zgjerimit, OTP Bank Albania siguron mbështetje të qëndrueshme për shumë kompani vendase që duan të shtrihen ndërkombëtarisht. Kjo mbështetje ka ndihmuar që bizneset të shfrytëzojnë mundësi të reja, të rrisin kapacitetet prodhuese dhe të investojnë në teknologji të reja.
Partneritete të suksesshme në ekspansionin ndërkombëtar
Një shembull konkret i këtij kontributi dhe angazhimi është partneriteti me kompaninë Everest sh.a., një grup që ka zgjeruar operacionet ndërkombëtarisht falë mbështetjes dhe këshillimit financiar të OTP Bank Albania.
Partneriteti i frytshëm mes të dy lojtarëve tregon qartë se si një institucion bankar lider, përmes financimit të shpejtë dhe zgjidhjeve të personalizuara mund të ndihmojë një biznes ambicioz të depërtojë me seriozitet në tregjet kryesore ndërkombëtare, duke krijuar një avantazh konkurrues dhe një bazë ndërkombëtare klientësh.
OTP Bank Albania ka siguruar që Everest të ketë mbështetje të vazhdueshme për të përmbushur kërkesat në kuadër të injeksionit në investimet me jashtë, duke ofruar jo vetëm financim, por edhe udhëzime të rëndësishme strategjike për t’u pozicionuar suksesshëm në treg, sikurse aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky lloj angazhimi, që ka në qendër shërbimin e shpejtë dhe fleksibël e natyrisht pa humbur cilësinë e portofolit, është i rrënjosur në misionin e Bankës OTP Albania, për të ndihmuar bizneset të arrijnë objektivat ndërkombëtarë duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e reputacionit të Shqipërisë si një qendër për bizneset inovative dhe të gatshme edhe për eksport.
Ekselenca në cilësinë e shërbimit është gjithashtu një nga vlerat thelbësore që Banka OTP Albania e përqafon dhe e inkurajon edhe te klientët e saj. Në këtë kontekst shprehet edhe CFO i Everest sh.a., z Dorian Shera:
“Bashkëpunimi ndërmjet Everest sh.a. dhe Bankës OTP Albania ka qenë frytdhënës. Banka OTP Albania është treguar e gatshme për të na financuar në rastet e nevojës për likuiditet në momentet e investimeve e gjithashtu na ka mbështetur bindshëm në çdo hap të procesit të financimit. Nga ky bashkëpunim, Everest ka zgjeruar kapacitetet e prodhimit dhe rrjedhimisht kjo ka ndikuar edhe në përfitimet financiare, të cilat janë rritur.
Ekipi i Bankingut të Korporatave të OTP Bank Albania ka luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e këtyre avancimeve. Nëpërmjet shërbimit të personalizuar dhe udhëzimeve strategjike financiare, banka e ka ndihmuar kompaninë të përballet në kompleksitetin e biznesit.
“Një faktor me rëndësi të cilin ne e vlerësojmë së tepërmi – vijon z. Shera, – është menaxhimi i marrëdhënieve, pra ndikimi që ka pasur dhe vijon të ketë shërbimi i biznesit të OTP Bank, duke ofruar zgjidhje të përshtatshme për nevojat tona për financim.
Gjithmonë kemi marrë zgjidhje nga OTP Bank për çdo kërkesë, paqartësi dhe kjo është ofruar në kohë dhe me cilësi. I rëndësishëm është fakti që ekipi i Bankingut të Korporatave na ka ndihmuar para dhe pas konkretizimit të financimit. Duke konsideruar se nevoja për financim ka qenë shpesh herë ‘urgjente’, shpejtësia e përgjigjes dhe mbështetjes nga banka ka qenë në nivele ekselente. Ne dëshirojmë që partneriteti mes nesh të vazhdojë sa më gjatë!”
Strategjia e shërbimit të biznesit të Bankës OTP Albania, sillet rreth ofrimit të zgjidhjeve financiare të personalizuara të përshtatura për nevojat unike të çdo klienti. Duke punuar ngushtë me bizneset Banka OTP krijon zgjidhje fleksibël që adresojnë sfidat, pavarësisht nëse synimi është zgjerimi i linjave të produkteve, hyrja në tregje të reja ose përqafimi i teknologjive të reja. Kjo qasje siguron që bizneset të jenë të pajisura mirë për t’iu përshtatur kushteve në ndryshim të tregut dhe për të ruajtur një avantazh konkurrues.
Për këto rezultate dhe strategji partneriteti ndaj biznesit, më konkretisht ndaj Everest, shprehet dhe z. Ferid Shijaku, Drejtor i Divizionit të Biznesit dhe Anëtar i Bordit të Menaxhimit në Bankën OTP Albania:
“Është gjithmonë kënaqësi në punën tonë kur shohim që financimet që realizojmë kanë efekt pozitiv në ecurinë financiare të kompanive, por në rastin e Everest, kënaqësia është e veçantë. Kemi dhënë ndihmën tonë që një biznes të zgjerohet jashtë Shqipërisë, në tregje tepër konkurruese dhe të cilat janë praktikisht pa limite madhësie. Ndihemi krenarë kur konstatojmë që bizneset shqiptare po evoluojnë pa ndërprerje, duke u transformuar nga tregtarë produktesh nga e gjithë bota, në prodhues apo ofrues shërbimesh që zëvendësojnë importin dhe shumë prej tyre në eksportues produktesh tashmë “made in Albania”. Banka jonë do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm të mbështesë këto biznese, si rruga e vetme për rritjen e mirëqenies dhe punësimit në vendin tonë.”
Përkushtimi i OTP Bank për mbështetjen e biznesit vendas dhe nxitjen e rritjes ekonomike në Shqipëri, do të vijojë të shprehet përmes partneriteteve të saj strategjike dhe zgjidhjeve të personalizuara financiare. Suksesi i kompanive si Everest sh.a. dëshmon aftësinë e bankës për të ofruar jo vetëm financimin, por edhe këshillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve, aq të nevojshme për zgjerimin e biznesit.
Ndërsa OTP Bank Albania vazhdon të investojë në të ardhmen e bizneseve shqiptare, si pjesë e Grupit OTP, Grupi Bankar lider me rritjen më të shpejtë në Evropën Qëndrore dhe Lindore, ajo mbetet një lojtar kyç për të ndihmuar kompanitë vendase të arrijnë synimet e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd