Transmetuar më 12-01-2025, 12:44

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një mesazh publik ndërsa ka folur për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe vëllait të tij. Olsi Rama. Kryeministri gjatë fjalës së tij ndër të tjera foli në lidhje me akuzat që i janë hedhur në lidhje me ndërtimin e banesës së tij. Rama u shpreh se çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë e tij ndërsa theksoi se ajo është ndërtuar me paratë nga puna e tij dhe e gruas.

Rama shtoi se paraja nuk ka qenë kurrë një tundim për të. Sipas tij ndaj tij shpifin politikanë të cilët janë pasuruar nga politika. Kryeministri theksoi se nësë gjejnë një fakt që provojnë të kundërtën e asaj që thotë atëherë ai do të largohet vetë.

"Çfarë nuk kanë fantazuar për shtëpinë time. Ajo shtëpi është ndërtuar me paratë nga puna nga unë dhe gruaja ime. Kush më njeh e di që paraja nuk ka qenë tundim për mua. Vetëm shpifin ndaj meje, politikanë të pasuruar nga politika. Të gjejnë një kokërr leku ose një fakt të vetëm që të provojnë se unë nuk jam ky që jam dhe unë iki vetë.

Nuk e gjejnë dot faktin. Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk jam përdorues droge. Nuk jam kriminel, nuk kam bërë kurrë një krim, nuk jam lyer kurrë me para të pista. Po, ka pasur njerëz të PS që kanë qenë subjekte të SPAK dhe këto janë fryte të reformës në drejtësi. Në këtë Shqipëri vendos vetëm populli e jo krimi. Nuk ka vendosur kurrë krimi se kush bëhet politikan," tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit