
07:02 | Kapiteni i Napolit beson ende te titulli: Shpresojmë në ndonjë hap fals të Interit
- 07:00 | Juventus dhe Vlahovic i ‘zgjatin dorën’ njëri-tjetrit falë Tudor, por në verë do të ketë lamtumirë
- 06:57 | Bruno Fernandes te Real Madridi? Për Amorim nuk ka shanse: E dua këtu, ia kam thënë tashmë
- 06:55 | Hummels thotë mjaft: Një udhëtim i jashtëzakonshëm, por ka ardhur momenti të ndalem
- 23:24 | 19-vjeçari në Itali vrau babanë për të mbrojtur nënën: Nuk kisha alternativë tjetër!
- 23:22 | Dështojnë negociatat me Paraticin, Tare rikthehet sërish mes kandidatëve për drejtor sportiv të Milanit
- 22:39 | Qeveria italiane nis zyrtarisht procedurat për Gjadrin, çfarë pritet javën e ardhshme
- 22:34 | Mashtrimi që të rikthen bashkëshortin! ‘Shkelja këmbën burrit 3 herë’
- 22:32 | Operacion antidrogë në Spanjë, vihen në pranga 4 shqiptarë, sekuestrohen mbi 80 kg marijuanë
- 22:29 | Kandidatin për deputet e heqin nga puna si roje
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi i Paolo Fox – 4 Prill 2025: Si ndikojnë sot yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie
- 3 shenjat me më shumë fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 4 Prill 2025 (sipas Paolo Fox)
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të jenë të kujdesshme – 4 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e premte 4 Prill 2025
- E pabebsueshme! Gjendet oqean i fshehur 660 km nën mantelin e Tokës. Shkencëtarët: Është tre herë më i madh se sa oqeanet e sipërfaqes të marra së bashku
- Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë! (Sekuestrohen 100 mijë euro)
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
- Shkoi në shtëpinë e tij për ti kthyer rrobat pas ndarjes, filipinasi rrëfehet para hetuesve pse e vrau Ilaria Sulën
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!

"Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua, Bardhi në rrethana tipike të një kallëzimi të rremë"
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një mesazhi publik lidhur me përfundimin e hetimeve të SPAK ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, që hodhi poshtë akuzat e kreut të grupit parlamentar demokratik, Gazment Bardhi, për përfshirje në atë që konsiderohet si “laboratori i kokainës” i zbuluar në Xibrakë.
Ai tha se “me fakte e me prova jo me hamendësime edhe me fabrikime është katërcipërisht e qartë se im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik.”
Në një mesazh drejtuar qytetarëve lidhur me zhvillimet e fundit të aktualitetit, Rama tha se “ky mesazh është një detyrim ndaj gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite që më kanë dhënë votën e tyre qoftë edhe një herë të vetme qysh kur jam në arenë dhe mbi të gjitha ndaj familjes sime atyre që kam pranë dhe atyre që s’janë më me ne pa të cilët nuk do isha ky që jam dhe as do isha këtu ku jam".
“Vitin e shkuar deputeti Gazmend Bardhi nxori në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama dhe denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge duke krijuar rrethana tipike të një kallëzimi të rremë që përmes një sajese kriminale mbi bazën e një dosje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh. Në atë dosje flitej edhe për një person të paidentifikuar, i cili nuk është gjetur nga prokuroria sipas këtij zotërisë që vetëm zotëri nuk është qenkërkësh im vëlla”, tha Rama.
“Sipas tij, dy prokurorët e dosjes e paskërshin fshehur identitetin e tim vëllai në këmbim të favoreve të marra prej meje që i paskërkam promovuar në karrierë që të dy për këtë favor kriminal”, tha Rama, citon noa.al një raport të atsh.
Kryeministri Rama u shpreh se “nuk jam i shpjeguar deri më sot ndërkohë që ky palo djalë bashkë me tutorin e tij nuk kanë lënë rast pa e hedhur në publik këtë jashtënxjerrje të shpifur kam bërë durim shumë durim, skam dashur të flas unë me bindjet e mia para se të flasë drejtësia me provat e veta”.
“Më në fund pasi ka pyetur këdo që e ka parë të arsyeshme dhe e ka konsideruar të nevojshme SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe nuk ka asnjë provë apo fakt që të lidhë tim vëlla me aktivitetin kriminal”.
Rama tha se drejtësi foli me prova, teksa akuzoi Partinë Demokratike për fabrikim provash të rreme. Rama tha se PD ka përdorur vëllain e tij “si mish për top”, për të goditur atë.
“Ky mesazh është një detyrim ndaj të gjithë atyre që më kanë mbështetur duke më dhënë votën e tyre, qoftë edhe njëherë të vetme, dhe mbi të gjitha ndaj familjes sime. Vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi jashtënxori në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim, Olsi Rama. E gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant drogë, duke krijuar rrethanat tipike të një kallëzimi të rremë, përmes një sajese kriminale mbi bazën e një dosje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh. Në atë dosje u fliska edhe për një person të paidentifikuar që nuk ishte gjetur nga Prokuroria dhe sipas zotërisë ai na qenka im vëlla. Dhe sipas tij, dy prokurorë e paskan fshehur emrin e tim vëllai për favore nga ana ime. Kam bërë durim, nuk kam dashur të flas unë para se të flasë drejtësia me provat e veta. Më në fund, SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar në dosjen në fjalë dhe se nuk ka asnjë provë që të lidhë tim vëlla me aktivitetin kriminal. Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik”, tha Rama.
Teksa akuzoi kreun e PD-së, Sali Berisha për luftë politike “vulgare” dhe të pandershme, Rama përmendi edhe akuzat e hedhura ndaj tij gjatë të gjithë viteve që ka shërbyer në politikë, duke mohuar secilën prej tyre. Rama i dha përgjigje akuzave duke nisur nga ato për dhunë në familje, e deri tek ato për vjedhje votash e lidhje me krimin.
“Kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua, s’ka për të qenë as e fundit, nga një parti e ashtuquajtur demokratike që është pengu historik i një katrani me bojë, që e ka kapur për fyti atë parti qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si zorrë private për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare. Unë jam gati të vë bast se nuk ka një akuzë të mundshme që mund të mos më ketë ardhur nga ajo zorrë në gjithë këto vite. Më kanë bërë përdhosës të familjes sime, duke më akuzuar se në gjyqin e divorcit kam akuzuarish-gruan time se djalin tim e kishte me babanë tim. Divorci im ka qenë tërësisht paqësor. Siç është provuar më pas, katrani i madh ka fabrikuar një dokument gjyqi dhe e ka publikuar asokohe për ta mbështetur me një provë të rreme atë akuzë që thjesht për ta imagjinuar duhet të jesh egërsi, jo udhëheqës i popullit. Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual. Edhe mund të kisha qëlluar një nga të treja këto ose të treja bashkë, por jo, Zoti më ka përcaktuar si heteroseksual. Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të, ndjesë pastë, të nënës sime.
Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore, e kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën. Jo, nuk ka patur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit e mendor, por sigurisht nuk kishte si të mos akuzohesha dhe për këtë nga katrani me bojë, me diplomë mjeku që i hy në hak edhe të sëmurëve më fatkeq edhe familjeve të tyre, duke i përdorur si kategori negative për llogari të luftës së tij përçudnuese politike. Më kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Europë dhe 200 mln dollarë, dreqi e di ku. Jo! Pastaj kur u bekuam nga Zoti me një fëmijë tjetër, e bëmë dhe ne shtëpinë tonë në periferi të Tiranës. Më kanë bërë me saraje, çnuk kanë fantazuar duke thënë me çfarë lekësh është ndërtuar puna jonë. Jo! Nuk është bërë me lekë nga asnjë burim tjetër, përveç të ardhurave nga puna e të dyve ne, burrë dhe grua. Më kanë bërësi veten, politikanë që marr para nga firmat që hedh, që fus duart në buxhetin e shtetit. Paraja nuk ka qenë asnjëherë tundim i madh për mua.
Mi hedhin mua të gjitha në kurriz se çfarë kanë bërë vetë, apo çfarë do të ishin vetë nëse do të ishin në pushtet. Më kanë bërë përdorues droge. Jo, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme, më kanë dalë dhe vazhdojnë më teprojnë dy ‘droga’ çudibërse për mua, arti dhe lufta politike. Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim. Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit. Jo, mua askush nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor dhe bashkëpunëtorët i zgjedh vetë. Më kanë bërë vjedhës votash, jo! As që e diskutoj që janë blerë vota në Shqipëri dhe që janë përzier në zgjedhjet e këtyre 30 e kusur vitesh elementë të krimit, por as e diskutoj që në një palë zgjedhje në Shqipëri, minimalisht që prej vitit 2013, leku ose elementët kriminalë nuk kanë vendosur kurrë se kush ikën apo kush vjen në qeveri dhe në bashki. Nuk ka lek e maskarallëk politik që ndryshon vullnetin e popullit”, deklaroi Rama.
Të premten (10 janar), SPAK bëri të ditur se nuk ka prova apo fakte që lidhin Olsi Ramën me trafikun e drogës dhe laboratorin e kokainës i zbuluar në Xibrakë, duke pezulluar hetimet. Hetimet për këtë çështje tha SPAK janë zhvilluar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Ka qenë kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili në mars të vitit 2024 denoncoi Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, si të përfshirë në çështjen e organizatës kriminale të Xibrakës. Bardhi publikoi disa dokumente, që sipas tij vërtetonin përfshirjen e Olsi Ramës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd