Transmetuar më 11-01-2025, 09:51

Një ide e çmendur, ende jo marrëveshje konkrete, por gjithsesi e bujshme: Interi po mendon për Gianluigi Donnarumma. Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, portieri i PSG-së, i rritur te Milani, ka përfunduar në radarët e zikaltrëve për merkaton e ardhshme verore.

Portieri i kombëtares italiane, që në Milano do të gjente shumë prej shokëve të tij axurr, është nën kontratë me klubin francez deri në vitin 2026. Nëse nuk do të rinovojë atje (duhet theksuar se marrëdhëniet e tij me Luis Enrique nuk kanë qenë të shkëlqyera dhe klubi francez ka shpenzuar 20 milionë euro verën e kaluar për Matvey Safonov), Donnarumma do të dëshironte të kthehej në Itali, veçanërisht tek Interi. Te zikaltrit do të gjente edhe përgatitësin e portierëve axurr, Gianluca Spinelli, me të cilin ka punuar për vite në Paris.

Një interesim që po lind – Siç është thënë deri më tani, bëhet fjalë vetëm për një interesim, një “flirt” që po merr formë, por verën e ardhshme Donnarumma mund të ndjekë të njëjtën rrugë që mori Calhanoglu dhe të zëvendësojë Sommer në portën e Interit. Kjo edhe për faktin se Martinez, i ardhur këtë verë nga Genoa, deri më tani nuk ka bindur.

E gjitha kjo varet nga zhvillimi i negociatave për rinovimin e kontratës mes PSG-së dhe portierit nga Campania. Për t’u veshur zikaltër, Gigio do të duhej të pranonte një ulje të madhe të pagës së tij (aktualisht 10 milionë euro neto në vit, duke përfshirë bonuset). Kjo duket të jetë pengesa kryesore për rikthimin e tij në Itali.

Marotta dhe Interi në pritje – Pavarësisht vështirësive, Interi po e ndjek me interes situatën. Marotta është gati të përfitojë nga rasti, nëse do të krijohet mundësia. Nga ana tjetër, duket se ka një ndjesi reciproke, pasi vetë Donnarumma do të dëshironte të rikthehej në Serie A.

Ecuria në Paris dhe e ardhmja pezull – I mbërritur si lojtar i lirë nga Milani në verën e vitit 2021, Donnarumma është në sezonin e tij të katërt në Francë, ku ka regjistruar 131 paraqitje dhe ka pësuar 128 gola. Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar shtatë tituj: 3 kampionate, 3 Superkupa Franceze dhe një Kupë të Francës.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Siç ka konfirmuar agjenti i tij, Enzo Raiola, përpara Krishtlindjeve: "Po shohim situatën, tani ka një moment reflektimi për disa aspekte kontraktuale. Do të shohim nëse në muajt e ardhshëm do të ketë një marrëveshje përfundimtare. Tani gjithçka është pezull, në fazë negociatash. Pra, gjithçka mund të ndodhë. Nuk bëjmë dot parashikime, jemi në një fazë pritjeje".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit