Transmetuar më 09-01-2025, 00:04

Një person ka humbur jetën dhe një i dytë është plagosur në një aksident që ndodhi pak minuta më parë në juglindje të vendit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor "Korçë-Pogradec" kur automjeti tip "BMW", me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin K. L.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip "BMW", shtetasi A. C., raporton noa.al duke cituar policinë lokale.

Gjithashtu ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Audi" shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në foto dhe video shikoni pamjet pak pas aksidentit fatal. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit