Babai i Ramazan Mataj 33-vjeçarit të vrarë një ditë më parë në Shkodër ka bërë thirrje për drejtësi.
Në kushte të rënduara psikologjike për humbjen e djalit, ai kërkon nga autoritetet arrestimin e menjëhershëm të autorëve, por thotë se 33-vjeçari nuk ka pasur probleme me askënd. Ai shprehet se djali i tij do të fejohej së shpejti.
“Komunikimi i fundit në orën 8:20 kur doli nga shtëpia. Do takoj dikë tha, nuk di asgjë tjetër. Nuk më është përgjigjur në telefon. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë, as debat me askënd. I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askënd. Kemi qenë për një kafshatë bukë.
Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë.
Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë.
Ne kemi lidhje vetëm punë shtëpi. Nuk kemi asnjë dyshim, po të kishim dyshime do kishim vepruar brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur”- tregoi babai.TCh
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd