Transmetuar më 05-01-2025, 12:55

LEZHË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Fishtë të Lezhës, ku një furgon me një mjet tip ‘Golf’, janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin dytësor që lidh fshatin Fishtë me autostradën Lezhë-Shkodër.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije drejtuesi i mjetit tip ‘Golf’ nuk ka marrë lëndime, ndërsa drejtuesi i furgonit ka mbetur i plagosur teksa është transportuar në spital.

Paraprakisht dyshohet se mjeti tip ‘Golf’ mund të ketë humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me furgonin. Ndërkohë, policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit