Magazinë
Transmetuar më 04-01-2025, 10:40

Në një intervistë për gazetën “AS”, Marc Ciria, ekonomist dhe ish-bashkëpunëtor i Laportës te Barcelona, ka komentuar situatën ekonomike aspak pozitive të klubit blaugrana: "Miratimi me rezervë nuk ndihmon as palët e treta dhe as investitorët. Auditori na tregon se humbjet janë më të mëdha.

Gjëja më e duhur dhe më e shëndetshme do të ishte riformulimi i tyre. Është urgjent rinegocim i borxhit. Për shkak të ngarkesave financiare dhe afateve, pagesa nuk mund të bëhet. Financimi duhet të jetë më i shtrirë në kohë, vazhdohet me humbje operative.

Kemi krijuar një rrjedhë negative të parasë dhe jo të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet tona. Në vitin 2028 ka një afat për një borxh prej pothuajse 600 milionë eurosh me ‘Goldman Sachs’, i cili nuk është i përballueshëm.

Duhet të bindim partnerët që lidhen me këtë sektor të na ndihmojnë dhe të investojnë. Nuk është ideja që furnitorët e tjerë në fusha të ndryshme të mbulojnë hendekun tonë. Na duhen drejtues të aftë, menaxherë të nivelit të lartë dhe një plan biznesi. Jemi në një rreth vicioz. Nuk duhet të harrojmë se, nëse heqim 80 milionët nga fitimet kapitale nga shitja e lojtarëve, do të kishim pasur humbje dhe jo fitime operative prej 12 milionë eurosh.

Gjithsesi, gjëja më e mirë është që kemi ruajtur 100% të pronësisë së BLM, e cila është thelbësore për klubin. Problemi kryesor që shoh në këtë kontratë të re është kohëzgjatja shumëvjeçare dhe, me inflacionin në sektorin e futbollit, mund të skadojë pas pesë vitesh. Marrëveshja përfshin ekipin e parë të femrave, që është më i miri në botë, duke na mundësuar të kapitalizojmë më shumë burime".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit