

ANGLI- Policia britanike ka nisur hetimet pas raportimeve për sulmin në burg ndaj babait të viktimës 10-vjeçare, Sara Sharif. Urfan Sharif tha se ishte trajtuar për lëndime në qafë dhe fytyrë pas sulmit në qelinë e tij në burgun Belmarsh. Policia po heton raportet se 43-vjeçarit është prerë fyt në një sulm nga të burgosurit e tjerë ndërsa ndodhet në burg për vrasjen e vajzës së tij.
Urfan Sharif raportohet se është sulmuar në burgun Belmarsh, në jug të Londrës, nga dy burra të cilët hynë në qelinë e tij dhe e sulmuan. Sulmi mësohet se ka ndodhur ditën e Vitit të Ri dhe i ka shkaktuar lëndime në qafë dhe fytyrë. Policia Metropolitane tha në një deklaratë se po hetonte një pretendim për sulm në Belmarsh.
Sharif u dënua me burgim të përjetshëm muajin e kaluar, së bashku me njerkën e Sarës, Beinash Batool, 30 vjeç. Dyshja u dënuan në Old Bailey për vrasjen e 10-vjeçares Sara në shtëpinë e tyre në ëoking, Surrey.
“Policia po heton një pretendim se një i burgosur u sulmua në HMP Belmarsh më 1 janar. Viktima, një 43-vjeçar, ka pësuar lëndime jashtë rrezikut për jetën," tha policia.
Sara u gjet e vdekur në shtëpinë e familjes në Surrey më 10 gusht 2023. Çifti e kishte vrarë atë dy ditë më parë dhe kishte ikur në Pakistan. Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se ajo kishte 71 lëndime të jashtme, duke përfshirë mavijosje, djegie dhe shenja kafshimi njerëzore. Ajo gjithashtu kishte të paktën 25 fraktura, duke përfshirë 11 në shpinë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd