Transmetuar më 02-01-2025, 13:04

TIRANË- Dy të shtëna me armë kanë ndodhur pranë një ‘club-i’ natë në datë 1 janar në Tiranë. Mësohet se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që policia pas kqyrjes së kamerave të sigurisë ka arritur të identifikojë autorin dhe ta shpallë në kërkim.

Ndërsa nga clubi janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në momentin e të shtënave në ajër, në skenë ka qenë duke performuar reperi Stresi, i cili është larguar.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit