

Napoli po kërkon lojtarët e duhur në merkaton e janarit. I pari është një mbrojtës qendror i besueshëm, të cilin klubi blu e ka identifikuar prej kohësh. Fjala është për Danilon e Juventusit. Sipas “Repubblica”, aventura e brazilianit me Juventusin është drejt fundit. Klubi bardhezi e ka informuar lojtarin brazilian, i cili gjithmonë ka qenë pro një kalimi te Napoli.
Për Antonio Conten do të ishte një "xhol" mbrojtës, i aftë të luajë si mbrojtës qendror, mbrojtës i djathtë ose i majtë. Mbërritja e tij do të lironte Spinazzola dhe do të përjashtonte Biraghin nga Fiorentina.
Sidoqoftë, mes fjalëve dhe veprave ka ende hendek. Thuhet se ka një marrëveshje ndërmjet Juventusit dhe Napolit, por aktualisht nuk ekziston zyrtare, sepse Giuntoli dëshiron të fitojë diçka nga shitja e brazilianit. Manna nuk ka ndërmend të paguajë dëmshpërblime, por duhet vepruar shpejt për të mos kaluar te opsione të tjera.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd