Transmetuar më 24-12-2024, 09:12

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, iu drejtua tifozëve të “Los Blancos” nga e gjithë bota me mesazhin e zakonshëm të Krishtlindjes. Këto janë fjalët e numrit një të merenguesve, i cili nisi duke përmendur viktimat e përmbytjeve në Valencia gjatë javëve të fundit:

"Ky vit dua të fillojë me një mendim për të gjitha personat e prekur nga tragjedia e përmbytjeve. Zemrat tona janë me ta, ndaj dua t’u shpreh atyre dashurinë dhe solidaritetin e klubit tonë. Dua gjithashtu të kujtoj të gjithë ata që vuajnë, Real Madridi iu dërgon një mesazh shprese.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Real Madridi është një ndjenjë që bashkon miliona njerëz, të cilët identifikohen me vlerat e klubit tonë. Kemi kaluar një vit me arritje të mëdha sportive, kemi përjetuar emocionin e fitimit të Champions League së 15-të. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që ëndrrat e madridizmit të bëhen përsëri realitet. Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit të mbarë 2025 për të gjithë tifozët tanë".

Presidentit iu bashkua në urim edhe trajneri Carlo Ancelotti: "2025 do të jetë një vit për të ëndërruar shumë dhe luftuar deri në fund në të gjitha garat".

Më pas foli edhe Luka Modric: "Kemi objektiva shumë të mëdhenj për vitin 2025, ndaj iu kërkojmë tifozëve të qëndrojnë pranë nesh, sepse pa ta do të ishte e pamundur të luftojmë për fitore".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit