Transmetuar më 23-12-2024, 13:28

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka theksuar se beteja për të mbrojtur votën e shqiptarëve vazhdon me intensitet të lartë. Berisha ka shtuar se mbrojtja e votës është një realitet i njohur dhe i mbështetur nga mbarë komuniteti ndërkombëtar, i cili ka dënuar farsën elektorale të Edi Ramës me tre rezoluta. Berisha theksoi se kjo betejë do të vazhdojë me kërkesën për një qeveri teknike, duke propozuar që ajo të njihet dhe të përfshihet në Kushtetutë për të siguruar që nuk do të jetë një ngjarje e përkohshme

"Beteja vazhdon. Ashtu është, por tani ka një gjë ndryshe. Në qoftë se zotimi ynë se do mbrojmë votën e shqiptarëve, gjer para dy muajsh ishte zotim, tani për çdo shqiptar është e qartë se mbarë komuniteti ndërkombëtar ka dënuar farsën elektorale të Edi Ramës me tre rezoluta. Kështu që gjithçka është në kuadrin e votës. Do vazhdojë kjo betejë. Ne do bëjmë gjithçka për qeverinë teknike, duke e ofruar atë, duke e vendosur atë si institucion në Kushtetutë, në mënyrë që të mos jetë kjo jo vetëm për këtë radhë, por gjithnjë. E provuar në dy vende, në Greqi dhe më vonë në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë rezultate shumë të mira. Tani unë mendoj se do jem në disa pika, por ta shoh… Do u njoftoj unë patjetër," tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit