Transmetuar më 23-12-2024, 13:24

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se, megjithë presionin që mund të ushtrohet mbi gjykatësit dhe prokurorët nga Edi Rama, ekzistojnë ende individë që mbrojnë integritetin dhe respektojnë Kushtetutën. Gjatë deklaratës për mediat, Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulime dhe ka shprehur bindjen se Rama dhe ministrat e tij, përfshirë Erion Veliajn nuk do të shpëtojnë nga drejtësia. Ai ka theksuar se, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur vjedhjet, nuk ka asnjë forcë që mund t’i shpëtojë ata nga dënimi.

"Tani, të themi që çdo gjykatës, çdo prokuror i bindet verbërisht Edi Ramës, kjo realiste nuk mund të jetë. Nuk mund të jetë se ka njerëz që kanë integritetin, dinjitetin e tyre dhe njohin kushtetutën që thotë; mos zbato kurrë urdhra të paligjshme dhe preferojnë ti qëndrojnë besnikë këtyre. A ka të tillë? Padiskutim që ka. Ka në prokurori, ka në gjykatë. Ka, nuk mund ti mohojmë këta. Por fakti që, ata që e kanë çuar për tretën herë, se këta Skapistët e kanë për të tretën herë. Sepse gjykatësi e ktheu Ilirin, se e kishin çuar pa asnjë akuzë, fare, fare. Dhe ai kërkoi të hetohej Ilir Beqaj. Dhe Skapi i organiztës kriminale, skapistët e dërguan jo për sterilizimin, e dërguan për drekën në restorantin e tij ‘Gzona’. Për ‘Gzonën’. Se dërguan përsëri për sterilizimin që është çështja më kryesore.

Por më fal, ekziston një mesazh aty ku i thuhet se, ky sterilizim ka rritur çmimin 83 herë, të cili, duhet ti themi gjërat siç janë, se Ogerta ja ka dërguar Edi Ramës dhe ka marrë përgjigje nga Edi Rama; mos u merr me këtë punë ti. Kjo nuk mjafton, kjo nuk e egzoneron ligjërisht Ogertën, moralisht deri diku, se thotë, ‘më tha kryeministri do të merren të tjerë dhe unë i besova’, por ligjërisht kishte detyrë ajo ta ndiqte, ta padiste. Nuk e ka bëtë këtë. Sidoqoftë unë të garantoj këtu, i garantoj shqiptarët se nuk ka gjë në botë që mund të shpëtojë Edi Ramën nga dy vjedhjet e shekullit dhe Porti i Durrësit. Nuk ka gjë në botë që do të mund të shpëtojë Erion Veliajn, Belinda Ballukun dhe të gjithë ata që janë implikuar në vjedhjen e shekullit, inceneratorin dhe e dyta tek sterilizimi, ku është edhe Ogerta inkulizv. Mund të ketë dhe tjerë, por të paktën këta dy ministrja janë inkuliziv," tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit