Magazinë
Transmetuar më 21-12-2024, 18:57

TIRANË- Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ka reaguar ashpër ndaj Iliriana Bashës, bashkëshortes së Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha, pasi kjo e fundit e quajti Shqipërinë një vend të shpifur e të ndyrë. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Iliriana Basha bëri deklaratën pasi u zbulua nepotizmi në Teatrin Kombëtar, pasi Altin Basha e kishte punësuar gruan si skenografe e kostumografe.

Pas deklaratës së saj, reagoi Delinda Disha e cila iu drejtua duke thënë që turp të kenë, pasi deri tani vodhën me grushte. Aktorja shkruan se në një vend tjetër do të ishin pastrues, duke i quajtur hiena që e kanë bërë teatrin si pronën e tyre.

"Turp të kesh që shan Shqipërinë. Deri tani që keni vjedhur me grushta ju ka pëlqyer Shqipëria. Në vend tjetër do ishit pastruese dhe jo këtu ku jeni. Shqiptarët e ndershëm ikën nga ky vend dhe punojnë anë e mbanë botës se jeni ju hijena që e keni bërë teatrin si pronën tuaj. Keni dhe gojë e shan Shqipërinë që ju beri me byth e bark.Rrethi artistik e di mirë se kush jeni ju. Po sot u demaskuat si çifti Ceausescu. Nese sju pëlqen Shqipëria ikni largohuni nga ky vend dhe mos e shani. Lereni dhe teatrin të marri frymë se e keni bërë si parcelë tuajën. Slatë fjalë pa sharë për teatrin vetëm që të merrje poste drejtuese," shkruan Disha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit