

VLORË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin të cilën dyshohen si persona që tentuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashaj në Vlorë. SPAK kërkon për dëshmitarin e drejtësisë Amarildo Nikolli alias Xhenje që ai të vuaj burg 2 vite e 9 muaj. Ky i fundit ka përfituar zbritje te dënimit për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë e ndërsa për Koroveshin dhe Luzin gjykimi u zhvillu me procedure të shkurtuar ç’ka do të thotë që nga dënimi prej 11 vitesh i ulet 1 e 3 e dënimit.
Gjithashtu hetimet kanë provuar me prova se Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla ku shkak dyshohet të janë përplasjet për lojërat e fatit. Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë i pandehuri Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit, ky i fundit ende në kërkim.
Koroveshi, dhe Zejno, kanë sjellë armët në banesën e të pandehurit Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin Amarildo Nikolli, në largimin nga vendi i ngjarjes Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, nga shërbimet e policisë i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd