Transmetuar më 20-12-2024, 15:01

Janë konfiskuar pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personave të tjerë Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.

Po ashtu, policia sqaron se janë konfiskuar edhe 5 shoqëri tregtare, njera prej te cilave me 88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit Lefter Kokës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë.

Njoftimi i policise:

Përveç subjekteve tregtare, janë konfiskuar edhe 8 apartamente si dhe truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R., konkretisht:

-88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;

-pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit