Transmetuar më 20-12-2024, 08:39

Ministri i Financave Petrit Malaj pritet të dalë sot për të sqaruar vendimet e qeverisë që u ndërmorën në mbledhje e jashtëzakonshme të qeverisë

Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistëtKryeministria

Tirane- Këshilli i Ministrave zhvilloi këtë të enjte (19 dhjetor 2024) një mbledhje e jashtëzakonshme. Në fokus ka qenë akordimi i fondeve shtesë për KQZ-në, për të realizuar mbulimin 100% të kostove për votën e diasporës dhe miratimi i fondit për bonusin e pranverës për pensionistët.

Mnistri i Financave Petrit Malaj, pritet të dalë sot për të bërë publike detajet e aktit normativ që nuk është i zbardhur ende.

Paratë që do t’i akordohen KQZ do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit nga jashtë edhe për kthimin e zarfit me votën brenda. Burimi pranë KQZ bënë me dije paraditen e 19 dhjetorit se fondi në dispozicion për postën ishte afro 500 milionë lekë.

Ndërkohë veç bonusit të Vitit të Ri për pensionistët, ka parashikuar edhe një tjetër bonus për pensionistët në pranverë, para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025

Procesi për regjistrimin e emigrantëve jashtë që duan të votojnë për zgjedhjet e 11 majit 2025, do të hapet në 11 janar dhe do të mbyllet në 11 mars.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit