Transmetuar më 19-12-2024, 21:40

GREQI- Një shqiptar ka përplasur për vdekje një të moshuar në Kouvaras të Agrinios në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:30, në rrugën Kombëtare Antirrio-Janinë.

Mësohet se shqiptari ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në drejtim të Agrinios, ndërsa këmbësori ka kaluar rrugën vertikalisht. Bëhet me dije se këmbësori, me origjinë nga Rumania, ka ndërruar jetë në spitalin e Agrinios.

Nuk dihen ende shkaqet e askidentit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit