Transmetuar më 19-12-2024, 09:59

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u plagosën Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu. Hajrulla ishte shënjestra e atentatit, ndërsa Spahiu u plagos teksa po shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjendur në total 80 gëzhoja dy karikator kallashnikovi të zbrazur totalisht. Autorët ende të paidentifikuar, kanë lëvizur në Vlorë me një mjet tip "KIA" me targa italiane, të cilat rezultojnë të vjedhura.

Pas plagosjes, autorët janë larguar në drejtim te fshatit Panaja, ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur nga ata. Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë. Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit