Transmetuar më 17-12-2024, 10:42

SPAK më tej theksoi se procesi duhet të vijojë me dyer të mbyllura ndërsa kjo kërkesë nuk pritur aspak mirë nga të pandehurit e tjerë. Ata janë shprehur se duan që gjithçka të zhvillohet me praninë e mediave ndërsa më pas kanë braktisur seancën.

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në lidhje me procesin për “Plumbin e Artë” të kryhet pa praninë e mediave. SPAK më tej theksoi se procesi duhet të vijojë me dyer të mbyllura ndërsa kjo kërkesë nuk pritur aspak mirë nga të pandehurit e tjerë. Ata janë shprehur se duan që gjithçka të zhvillohet me praninë e mediave ndërsa më pas kanë braktisur seancën.

I pandehuri Petrit Çoli u shpreh se dëshiron që fjala e tij të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Ndërsa avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit