Mungesa e tij në festën e 125-vjetorit të Milanit në “San Siro”, para ndeshjes kundër Genoa, ka bërë shumë zhurmë. Paolo Maldini ka mbetur në heshtje deri në fund, ndërsa më pas, në orët përmbyllëse të së dielës, e ka uruar klubin kuqezi nëpërmjet mediave sociale.
"Gëzuar AC Milan 125-vjetorin tënd! Askush nuk do të jetë kurrë në gjendje të minojë lidhjen tuaj me familjen ‘Maldini’, historia është kujtesa”, – ishin fjalët e tij. Këto fjalë shprehin hidhërim dhe një notë polemike ndaj pronësisë aktuale të klubit.
Legjenda e "Djallit" punoi me pronësinë e re amerikane një vit, pastaj Cardinale i tregoi derën e largimit me një komunikatë të ftohtë në qershor 2023. Maignan, Theo Hernandez, Leao, Calabria dhe ish-lojtari kuqezi, Tonali, e kanë komentuar postimin e tij me zemër (emoji).
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd