Transmetuar më 13-12-2024, 20:09

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryesinë e kësaj force politike. Ndër të tjera Berisha u ndal te pensionet.

“Dhe arritën një fitore të rëndësishme historike për Amerikën dhe mbarë njerëzimin. Fitorja përcaktohet nga ne, e kemi në duart tona. Nq qoftë se, në vendosim të shumëfishojmë energjitë tona, të trokasim në çdo derë për të bindur çdo qytetar. Se, sot ai që i thotë vetes shqiptar, pavarësisht, ka apo nuk ka, po ka një armik ekzistencial dhe ky armik është varfëria. Dy ditë më parë, INSTAT tregon se, inflacioni i paketës ushqimore ishte 4 herë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Po pensionisti nuk jeton as me tullat, ato i ka ndërtuesi. As me betonin, apo me çimentot, madje as me naftën.

Jeton me bukën, qumështin, djathin se nuk i blen dot kështu. Ndaj dhe, ne në këtë bisedë, duhet t ëflasim për ekzistencën tonë. Si parti, ne premtojmë dhe do i premtoni çdo shqiptari se, kjo situatë e krijuar, në të cilën 46% e qytetarëve janë të kërcënuar nga varfëria, janë në varfëri kërcënuese, mbi të cilën mbi 60 mijë familjë janë në mjerim. Në të cilën, një njeri nuk mund të mendojë kurrë të blejë një shtëpi sepse duhet të punojë 70-100 vjet. Në të cilën, një pensionist që merr sa merr një gjerman për qenin e tij të shtëpisë, se kanë vënë pensione për qenët, kanë vënë rroga për qenët, 130 euro. Një pensionist që merr aq, nuk i mbyll dot ilaçet dhe vaktet. Ndaj dhe ne, kemi vendosur të ndërmarrim një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare. Dhe kjo përmbysje do të thotë, vendosja me urgjencë e minimumit jetik, 200 euro për frymë për çdo shqiptar.

Pensionet të llogaritura mbi këtë minimum. Rroga minimale, 500 euro. Rroga mesatare, 1200 euro. Jo vetëm kaq. Nuk mundet shteti t’i shesë energjinë tjetrit me të njëjtin çmim si atij me 500 euro rrogën dhe atij me 7 mijë euro rrogën. Jo, kurrë. Kjo nuk do të ndodhë. Edhe më përpara, ne e kemi patur një diferencë, por tani kjo do të sanksionohet dhe çmime te energjisë, çmimet e ujit të pijshëm të disa shërbimeve do të proporcionohen rreptësisht sipas rrogave dhe të ardhurave. E gjithë beteja jonë ditën e parë të qeverisjes do të jetë, të shtrojë bazën e një starti të fuqishëm për të dalë përsëri në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Ne nuk premtojmë diçka që s’e… ne ishim, ishim, më mirë se 6 vende Ballkanit Perëndimor, ishim më mirë dhe se Rumania dhe Bullgaria në vitin 2013, të cilat ishin vende të BE.

Sot, Rumania ka rritur rrogat pesëfish në krahasim me rrogën që ka patur në vitin 2013. Edi Rama, që gënjeu, tha: unë do t’i bëj rrogat 900 euro. Ju them unë ju, rrogat nga 2013 gjer sot, de facto nuk jane indeksuar tamam. Në qoftë se, ky tani është i paskrupullt, siç është gjithmonë dhe spekulon me kursin e euros. Kur i leverdis, për vitin 2014 i llogarit me euro. Për vitin 2024, me lekë. Pra, bën një spekulim banal, banal. Kështu që, ne do të kemi këtë objektiv. Ne do të përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare. A do të thotë kjo që ne do të ndalojmë makinerinë e zhvillimit? Absolutisht, jo! Ju garantoj unë, përkundrazi, edhe më shumë. Edhe më shumë do të ndërtojmë. Ku e bazoj, ku janë paratë? Paratë, një buxhet 8.2 miliardë, në qoftë se do të ndahej 4 mld për rroga, pensione, minimumi jetik, një sasi për shpenzime, sepse çdo zyrë kërkon një shpenzim minimal për t’u mbajtur, dhe tjetra për investime, do mund të bëheshin investime më të mëdha se sa sot. Po këta kanë instaluar mekanizmat më të turpshme të vjedhjes së buxhetit,” tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit