Deputetët e PD kanë “zaptuar” foltoren e Kuvendit, ndërsa kërkohej që të fliste deputeti Bledion Nallbati.
Anëtarët e Gardës kanë ndërhyrë për të siguruar se situata nuk do të agravonte.
Megjithatë Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka kërkuar largimin e Gardës duke e quajtur tensionin artificial.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur me gardistët gjatë seancës plenare. Noka i është drejtuar foltores por është penguar fillimisht me Gardën. Në pamje ai shihet teksa tërheq nga krahu një prej gardistëve.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndërhyrë duke i kërkuar Gardës të largohet dhe i ka dhënë fjalën Flamur Nokës.
Shkak për përplasjen u bë propozimi i socialistit Erion Braçe për faljen e gjobave ndaj qytetarëve. Opozita e kundërshtoi duke thënë se mazhoranca po bën amnisti për vota.
Debati:
Spiropali: S’mund të gënjesh në këtë farë feje. Po flasim për kërkesën për procedurë të përshpejtuar. Garda nuk ka nevojë…Ju lutem, nuk ka nevojë, zoti Noka ka fjalën.
Flamur Noka: Të vish këtu dhe të gënjesh… Kur gënjeni ju live në sy të të gjithë shqiptarëve, imagjino ccfarë ju keni bërë ligjeve, pronave dhe këtij shteti pas kuintave. Ju the deputetëve, shqiptarëve që është gati dhe s’kishe kurajo t’u thoshe shqiptarëve sepse nuk është gati, Erion Bracce ëshdtë duke shkruar, duke shtypur në sallën tjetër. A mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qingjit? Keni burgosur 38 mijë shqiptarë pse riparuan një dritare, një kotec pulash, për 5 mijë lekë të vjetra. Kanë vrarë veten për shkak të burgut tuaj, si do t’ju jepni llogari atyre familjeve?
Majko: Projektligjet me procedurë të përshpjetuar njoftohen në seancë, nuk vijnë si dokument. Nëse do të ishte një projektligj për blerjen, shitje, kishit të drejtë të bërtisnit. Po flasim për falje gjobash. Nëse do të më dëgjoni mua, e keni barazuar sjelljen e keqe dhe të paedukatë me të bërit opozitë. Të fyhesh nuk është opozitë, por sjellje e paedukatë, zonjë, si majtas dhe djathtas. Mendoni se duke u sjellë të paedukatë, dikush do t’ju vlerësojë si partizanë të së drejtës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd