
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Prishtinë- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për stabilizimin e situatës pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok, duke përfshirë parandalimin e sulmeve të tjera, riparimin e dëmeve emergjente dhe hetimet për përgjegjësit. Sveçla i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet’ theksoi se furnizimi me ujë është rikthyer, ndërsa energjia elektrike nuk ka pasur ndërprerje falë reagimit të strukturave shtetërore.
Më tej ai tha se po punojnë për identifikimin e atyre që janë të angazhuar dhe rekrutuar për këtë akt terrorist. Gjithashtu Sveçla akuzoi qeverinë serbe dhe presidentin Aleksandar Vuçiç për mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj grupeve terroriste që veprojnë në veri të Kosovës, përfshirë "Mbrojtjen Civile" dhe "Brigadën e Veriut". Po ashtu ai identifikoi Milan Radoiçiçin si lider në terren të sulmit në Banjskë, duke kërkuar arrestimin e tij.
"Realisht në një masë të madhe e shpjeguat ju. Jemi në tri faza. E para është stabilizimi i situatës në sigurisë në parandalimin e sulmi tjetër. E dyta sanimi i dëmeve emergjente të shkaktuara nga sulmi. E treta është hetimet mbi atë çka ndodhur, kush e ka realizuar, shtysi apo përgjegjësi. Furnizimi me ujë është stabilizuar. Ka pasur ndërprerje pasi natën e kaluar kemi bërë sanim shtesë të kanalit dhe tani çdo anë e Kosovës ka furnizim me ujë. Sa i takon energjisë elektrike nuk ka pasur ndërprerje për shkak të reagimit të strukturave shtetërore. Kjo realisht është arrit situata stabilizimit pas një angazhimi jashtëzakonisht serioz dhe profesional të shtetit dhe shoqërisë. Iu dha një përgjigje Serbisë që qëndron pas këtij sulmi.
Ne kemi të ndaluar mbi 10 persona, të arrestuar 3 të cilët janë prapa grilave. Po punojmë për identifikimin e atyre që janë të angazhuar dhe rekrutuar për këtë akt terrorist. Pres shumë shpejt të kemi rezultate duke qenë se kontigjenti që përballemi në numra më i limituar se më herët. Kemi adresat e duhura që duhet ti targetojmë. Janë dy organizata të cilat institucionet e Kosovës i kanë shpallur terroriste, mbrojtja civile dhe Brigada e veriut. Për shkak të veprimit të tyre terrorist janë shpallur nga qeveria e Kosovës. Të dyja mbështeten nga qeveria e Beogradit. E dimë se kjo është adresa. Ata të cilët që janë të inkuadruar domosdoshmërisht do hetohen nga institucionet e Kosovës. Ky sulm terrorist, duke parë edhe mos gatishmërinë e Beogradit që të ndryshojë që Serbia të demokratizohet, të marr kahjen e duhur për shtet demokratik.
Radoiçiçi është pjesë e grupeve, lideri në terren i sulmit në Banjskë. Ai është i paevitueshëm dhe në këtë rast. Serbia në njërën anë flet për bashkëpunim dhe në anën tjetër nuk arreston Radoiçiçin. Por edhe fakti që endet i lirë në Serbi. Kjo është dorë e Beogradit. Nuk janë veprime që bëhen nga individë të frustruar apo grupe aventurierësh. Pas dështimit me protesta të dhunshme, apo bllokimit me barrikada apo sulmit në Banjskë. Policia ka qenë e sulmuar 107 herë. Pastaj kaluan në një fazë tjetër shumë të rrezikshme. Sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike. Minimizuam impaktin e sulmit. Jemi të mobilizuar që gjëra të tilla të mos përsëriten. Të minimizojmë shanset që këto terroristë të përsëritin këto ngjarje," tha Sveçla.
Më tej ministri kërkon dorëzimin e Radoiçiç për të bashkëpunuar me Serbinë. Gjithashtu Sveçla thotë se së shpejti do zbulohet i gjithë skenari, por edhe i sulmeve të tjera. Ministri paralajmëroi për rreziqet e tensioneve rajonale dhe ndërkombëtare, duke lidhur situatën me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe tensionet në Gaza dhe Kinë-Tajvan. Më tej ai tha se kjo sjellje e qeverisë kriminale të Beogradit ka të bëjë edhe me gjendjen apo situatën gjeopolitike në gjithë globin.
"Ne në vazhdimësi marrin informata të detajuara, deklaratat e Vuçiç janë jo vetëm irrituese, por edhe gënjeshtra ordinere. Shfaqte uniforma solemne që i sekuestruar në një lokacion. Kishte dhe armë të gjatë, bomba dore, raketa, kishte këto insigna ruse që vendosen në uniforma. Sa i takon, atyre nuk iu përshtatet kjo. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë duke dorëzuar Radojiçiçin. Bëhet mes vendeve fqinje dhe demokratike. Jo që njëra të financojë dhe të armatos grupet terroriste që të dëmtojnë vendin fqinj. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Për hetime të thella që asnjë të mos i ikë drejtësisë. Ndajmë informata dhe pranojmë informata. Nuk ka munguar bashkëpunimi me aleatët tanë në këto raste. Kemi informata, do të dëmtonte procesin shpalosja. Jemi në rrugë të mirë, që të zbulojmë skenarin e këtij sulmi por edhe të sulmeve tjera.
Nuk do befasohesha që Serbia dëshiron të shfrytëzojë këtë vakum qeverisës në SHBA. Aleati ynë kryesor janë SHBA dhe ky do ishte shans për Vuçiçin. Kemi një polici, kemi një agjenci të inteligjencës, që janë profesionale dhe të zonja që të merren me çdo lloj provokimi, sulmi të Serbisë për këtë periudhën deri në 20 janar kur do bëhet dorëzimi i detyrës. Kjo sjellje e qeverisë kriminale të Beogradit ka të bëjë edhe me gjendjen apo situatën gjeopolitike në gjithë globin. Lufta Rusi-Ukrainë. Ukrainë viktimë e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, ashtu si Kosova. Por edhe lufta në Gaza, edhe realisht tensionimet e mundshme Kinë-Tajvan, i japin shpresa Vuçiç për një rend të ri botëror," tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd