Transmetuar më 02-12-2024, 19:08

Shtatë vjet pas vrasjes së 33-vjeçarit Edvin Sadiku në Itali, mediat shkruajnë se autoritetet kanë vënë në pranga kreun e një grupi kriminal në Cipriano di Bitono. 37-vjeçari i vënë në pranga, nga qyteti i Barese-s, akuzohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje rënduar nga metoda mafioze.

33-vjeçari u gjet i vrarë në 2017 në rrethinat e Barit, në jug të Italisë. Shqiptari ishte qëlluar me 3 plumba pistolete dhe njëri prej tyre e kapi në kokë.

Hetimet zbuluan se gjatë asaj mbrëmje, Sadiku kishte kryer një grabitje me dhunë me të arrestuarin, duke goditur pronarin e një makine me qytën e pistoletës pas një përpjekje për t’ia vjedhur. Më pas ata lëvizën me dy makinat, ku i arrestuari së fundmi e qëlloi me të paktën 12 plumba Sadikun.

Vendimi për ta eliminuar ishte marrë nga vetë 37-vjeçari, kreu i organizatës kriminale Cipriano, për të shmangur rrezikun e ndonjë bashkëpunimi të shqiptarit me drejtësinë dhe ai mund të hapte gojën për krimet që kanë kryer drejtuesit e organizatës kriminale.

Edvin Sadiku ishte një person i njohur për policinë italiane. Ai rezultonte me disa precedentë për trafik lëndësh narkotike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit