
23:27 | Inter fiton ndaj Bayern, festë zikaltër në Mynih, Arsenali i jep leksion futbolli Realit në Champions. Video
- 23:21 | ‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
- 23:16 | Përsëritet tragjedia e Koçanit, shkon në 44 numri i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës
- 23:12 | E pazakontë! Luani e kafshon në qafë, burri shpëton për mrekulli. Gjithçka ndodh në oborrin e një shtëpie në Shqipëri. Video
- 22:04 | Merr dëftesën e shkollës së mesme, qytetarit në Tiranë i mungojnë notat e vitit të tretë
- 22:03 | Nusja dhunon vjehrrën dhe i thyen dorën, inskenon videon
- 22:01 | Gjykata e Gjermanisë dënon me burg përjetë vr’asësin e boksierit shqiptar Besar Nimani
- 21:59 | Shefja e BE-së në Sarajevë: Republika Sërpska po minon rendin kushtetues
- 21:36 | Vëllai qëllon vëllain me armë zjarri në Divajkë. Detajet e para
- 20:54 | Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
Horoskopi i Paolo Fox për të martën 8 prill 2025
- Dorina Bardhi, kush ishte nëna 46-vjeçare që u vra në aksidentin në Itali: “Grua e mrekullueshme, jepte gjithçka për komunitetin”
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e martë 8 prill 2025
- E rrahin dhe i rrëmbejnë makinën në garazh – ngjarje e rëndë në Tiranë
- Mediat gjermane: Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
- Horoskopi i Brankos për të martën, 8 prill 2025
- E trishtë! Makina përplas fëmijën 3 vjeç, i mituri ndërron jetë
- Humb jetën në mënyrë të dhimbshme një burrë në Vlorë
- 'Do vish me mua tani'! Burri tenton të rrëmbejë 8-vjeçarin pranë shkollës fillore
- Tronditëse! Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gjakun pasi e vrau
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital

Një mesazh dhimbjeje, por edhe force njëkohësisht. Fjalë të brishta, por edhe të fuqishme se dashuria mund të mposhtë gjithçka, madje dhe një sëmundje si HIV-AIDS.
Nëna e djalit, sot 3 vjeç që u infektua në 2021 me HIV, sipas prindërve në ambiente spitalore i ka kushtuar një mesazh të birit në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS.
Ajo shkruan se forcën e gjen tek i biri dhe se ka ditë kur dhimbja e mbulon, por sërish vijon të shkojë përpara.
Me gjithë ankthin për analizat, ajo thekson se nuk do të ndalet kurrë së luftuari për të birin, për të ardhmen dhe për lumturinë e tij.
Ishte 27 nëntor 2021, kur dy prindërit mësuan se fëmija i tyre 1 vjeç ishte infektuar me HIV. Dyshimet e tyre ishin mbi spitalin QSUT, në reanimacionin e pediatrisë, ku djali, u shtrua për disa ditë pasi vuante nga bronkopneumonia.
MESAZHI I PLOTË Biri im, shpirti im i çmuar, Sot, ndërsa shkruaj për ty, më duket sikur koha ka ndaluar dhe zemra ime ndjen çdo ndjesi si të ishte ajo dita e parë e dhimbjes dhe shpresës sonë. Ka kaluar një vit që nga hera e fundit kur fjala u kthye në strehë për mendimet e mia, dhe ndërsa kjo datë e 1 Dhjetorit shënon një fakt të pamohueshëm, ajo gjithashtu përfaqëson sa shumë kemi ecur përpara, biri im.
Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar, por në fakt bota jonë ka përjetuar ndryshime të mëdha. Sot, nëse lotët ma rrëmbejnë buzëqeshjen, ti vrapon drejt meje, duke ma qetësuar zemrën me një përqafim. Nëse ndodh që ndjej se po shembem, forca jote, qoftë dhe ajo e thjeshta e buzëqeshjes së një fëmije, më bën të ringrihem dhe të vazhdoj pa u ndalur.
Jeta jonë, biri im, është një sfidë që jetohet çdo çast. Nuk na jep kohë të mendojmë për dorëzim. Për ty, nuk është ende koha për të shpjeguar historinë e plotë të jetës tënde. Por kurrë nuk është herët për të të përgatitur për atë që të pret. Kurrë nuk është herët për të të mësuar të duash veten, të njohësh forcën tënde, dhe të kuptosh se Zoti është gjithmonë pranë teje, duke të udhëhequr në çdo hap. Njerëzit, biri im, janë të lirë të vijnë dhe të largohen. Por një gjë është e sigurt: askush nuk ka të drejtë të të lëndojë, të të bëjë të ndihesh më pak se i denjë. Ti je një dhuratë e çmuar, një bekim për këdo që ka fatin të të njohë. Ti po rritesh në një botë të mbushur me dashuri dhe një fëmijë që rritet me dashuri do të përçojë gjithmonë vlerat më të mira në çdo hap të jetës.
Deri dje, mendimet e mia ishin të mbushura vetëm me frikë për jetën tënde, duke u lutur që të të kem pranë, duke e përjetuar çdo ditë me një ankth të heshtur. Sot, ndërsa të shoh të rritesh plot gëzim e jetë, ndërsa të dëgjoj të flasësh dhe të shpjegosh ndjenjat e tua, unë e kuptoj sa larg kemi arritur. Ti tashmë po ndërton miqësi, po shijon jetën dhe po ndjek dijen me gjithë pasionin e një fëmije të lumtur. Çdo moment me ty është një dhuratë, dhe çdo ditë që kalon e ndiej më shumë sesa bekim është jeta jote për mua. Plaga në zemrën time nuk është shëruar ende. Ka ditë kur dhimbja më mbulon si një oqean i pafund. Por çdo herë që më mbulon ajo valë e errët, gjej forcën për të notuar sërish, për të vazhduar përpara për ty. Ankthi për analizat dhe për përgjigjet e tyre nuk është zbehur, por përballë frikës për ty, biri im, unë e gjej gjithmonë një forcë të re. Ti je qëllimi im i përjetshëm, biri im. Nuk kam bërë gjithçka që ndoshta meriton, dhe ndjenja se mund të bëj më shumë do të më shoqërojë deri në fundin e ditëve të mia. Por një gjë është e sigurt: nuk do të ndalem kurrë së luftuari për ty, për të ardhmen tënde, për lumturinë tënde. Ti je shpresa dhe motivi i jetës sime dhe do të jesh po kështu për të tjerët që kanë nevojë për forcë dhe shpresë. Ti do ta duash jetën biri im, dhe jeta do të të dojë po aq sa unë. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të mbushur me dashuri, dinjitet dhe guxim për të përballuar çdo sfidë që vjen. Gjithmonë me dashuri dhe përkushtim, Nëna jote.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd